Haziri kërkon zvogëlimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se Kosova nuk e ka komoditetin për të pasur një Qeveri me numër të madh të Ministrive, prandaj sipas tij duhet të zvogëlohet numri i tyre, në mënyrë që ekzekutivi të jetë më efektiv dhe të kursen para të konsiderueshme.

Haziri gjithashtu ka folur edhe reformën zgjedhore, me ç’rast ka thënë se duhet të bëhet reformë rrënjësore e jo “kozmetike”.

Haziri gjithashtu ka thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ua ka falur deputetëve të kësaj partie që nuk e kanë votuar atë për kryeministër të vendit, pavarësisht se kishte thënë se nuk do ua falë.

Në fund Haziri ka thënë se më shumë i jep gjasa daljes nga politika sesa marrjes së postit të kryetarit të LDK-së. /Zeri.info

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

Lajmet e Fundit