25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

Pasuria e vjedhur nga qytetarët, e fshehur jashtë shtetit

Pushtetarët e kamur nuk u tremben institucioneve të drejtësisë

Ani pse kanë kaluar 17 vjet që nga pas lufta, dhe mbi 8 vjet pavarësi, akoma nuk është arritur që të zbulohet as edhe një rast i vetëm që në opinionin vendor me të madhe flitet se ku e kanë fshehur pasurinë e tyre të kundërligjshme politikanët tanë.

Analistët e kësaj fushe kanë thënë se dyshohet se shumë nga ata e kanë fshehur pasurinë e tyre jashtë vendit dhe se e njëjta është krijuar nëpërmjet rrugëve të paligjshme. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se, përkundër asaj se kanë kaluar 17 vjet pas luftës, por edhe pse Kosova i ka krijuar të gjitha institucionet e saj demokratike, madje që prej tetë vjetësh ka edhe pavarësinë e saj, ende nuk është bërë asnjë zbulim i pasurive të fshehura, të cilat kanë mundur t’i bëjnë zyrtarët politikë përmes rrugëve jashtëligjore.

“Moszbulimi i asnjë rasti, ku pasuria e paligjshme është depozituar në banka të jashtme, flet më së mirë për shkallën e lartë të involvimit të politikës në sistemin drejtësisë dhe atë të sigurisë. Ky rast mjaft eklatant për drejtësinë kosovare, e bën Kosovën karshi vendeve në rajon dhe më gjerë, si vendin më të korruptuar, ku nuk punon ligji dhe nuk funksionon drejtësia në njërën anë, kurse në anën tjetër na bënë për të dyshuar se Kosova i ka institucionet e saj vetëm sa për sy e faqe, pasi deri më tani do të duhej dikush të përgjigjej për pasurinë e tij të paligjshme dhe tepër të palogjikshme, pasi zhvillimi ekonomik dhe standardi jetësor nuk lejon udhëheqësit tanë, në një afat rekord të bëheshin kaq të pasur e lëre më milionerë”.

“Për udhëheqësit politikë në Kosovë flitet se ata kanë pasuri jashtë vendit dhe gjithë ajo pasuri thuhet se është krijuar nëpërmjet rrugëve të paligjshme dhe, nëse kjo gjë ka mundur të ndodhë, që nuk po dyshojmë, atëherë është bërë vetëm nga ata që nuk ia duan të mirën vendit tonë, kurse vazhdimisht flasin e çirren për demokraci e shtet ligjor”, shprehet analisti Shefqet Dibrani. /Kosova Sot

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë në familje nën ndikimin e alkoolit

Një person në Rahovec është arrestuar, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë në familje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...

Rexhaj i VV-së ankohet për kushte të padrejta në KiE, e përmend “thirrjen e arsyes”

Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fjalën e tij në KTV, Rexhaj ka...

Lajmet e Fundit