Lumezi: Provat për ndjekjen penale të Grabovcit, janë të vjetra dhe nuk mjaftojnë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në një konferencë për media ka folur lidhur me audio-incizimin e përgjimeve telefonike, në të cilat flitet kryesisht për punësimin e militantëve të PDK-së, nëpër institucione të ndryshme.

Lumezi ka thënë se prokurori nuk mund të nisë procedurë penale me provat që i ka pasur një prokuror.

“Provat të cilat janë dalë nga këto përgjime, janë të vejtra të cilat më parë i ka përdorur edhe prokurori i EULEX-it i cili i ka bërë përgjimet. Në këtë moment nuk kemi të gjitha të dhënat e duhura andaj mund të jetë e parakohshme të veprojmë në lidhje me rastin. Mirëpo siguroj se do të shikojmë këtë rast dhe askush nuk është i paprekshëm. Nëse gjejmë se ka një gjë të vetme lidhur me ndonjë vepër penale ne do ta nxjerrim para ligjit”, ka thënë Lumezi, transmeton Telegrafi.

Kryeprokurori ka shtuar më pas se në momentin kur do të kenë prova të reja do të nisin menjëherë procedurat penale.

“Prokuroi i EULEX-it i ka pasur të gjitha informacionet që tani kanë dalë në shesh mirëpo ai ka konsideruar se niveli i provave nuk është i mjaftueshëm për tu ngritur aktakuzë. Nëse ne veprojmë me prova të njëjta atëherë ne shkelim të drejtat e të akuzuarit”, u shpreh Lumezi.

Lumezi theksoi se nëse këto prova bëjnë pjesë në ndonjërën prej këtyre veprave penale siç janë “Ushtrimi i ndikimit”, “Cenimi i marrëdhënies së punës” dhe “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” atëherë maksimumi i dënimit për dy të parat është dy vite burg, ndërkaq për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pesë vite burg./Telegrafi/

Më Shumë

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit