5.8 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Dosja e Shefave IV: Veprimet e dyshimta të Grabovcit në koordinim me Thaçin (Audio)

Presidenti Hashim Thaçi, është treguar i kujdesshëm gjatë bisedave me Adem Grabovcin. Ai flet kryesisht me kode që i njohin vetëm ata. Megjithatë, Thaçi flet edhe për emra konkret të caktimit të njerëzve në institucione. Koordinon veprimet për t’i detyruar deputetët për të votuar për ligje. Shprehet i gatshëm të punojë sipas kërkesave të ndërkombëtarëve, teksa deklarohet se “do të luaj k… me amerikanët”.

Presidenti Hashim Thaçi është përgjuar duke komunikuar me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

Komunikimi mes tyre është i rregullt dhe i vazhdueshëm. Ata konsultohen për gjithçka, madje edhe për caktime të njerëzve të tyre nëpër pozita të larta shtetërore.

Kur është puna për veprime të tilla, Thaçi, që aso kohe ishte kryeministër i vendit dhe lider i partisë më të madhe në pushtet, flet me kode.

Bashkëbiseduesit koordinohen që dy ligje të rëndësishme që i jepnin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës, të kalojnë në Kuvend me çdo kusht. Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ai për Hoqën e Madhe, herën e parë nuk ishin votuar. Thaçi mobilizohet që ligjet të rikthehen në Kuvend dhe duke u bërë presion, të votohen ato.

Presioni dhe kërcënimet e deputetëve konfirmohen nga bisedat tjera të Grabovcit me kolegun Shaip Muja, si dhe me Naser Krasniqin, i njohur si “Ftyra”.

Grabovci bisedon me “Ftyrën” i cili ishte në paraburgim, i akuzuar për Rastin Kleçka. Atij i tregon se e ka kërcënuar ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, se nëse “nxjerr problem, me të merret ‘Ftyra’”.
“Ftyra” ishte i akuzuar për krime lufte. Ndër veprimet e tij inkriminuese ishin edhe prerja e dy serbëve me kosë.

Gjatë bisedave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi me Adem Grabovcin, Jakup Krasniqit i referohen si “sheqer”, “sheqerash” e i “sëmurë prej sheqeri”. Këtë e bëjnë me përbuzje duke ia përmendur vazhdimisht këtë problem shëndetësor.

Sqarim: Në shkrimin e sotëm Dosja e Shefave është përvjedhur një gabim. Nuk bëhet fjalë për Nasen Krasniqin i njohur si “Ftyra”, por për Naser Shalën. Kërkojmë ndjesë nga Naser Krasniqi për këtë lëshim të paqëllimshëm.

/Insajderi/

Më Shumë

Aksident tragjik në magjistralen Suharekë – Rahovec

Një shofer 58-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti që ka ndodhur  në magjistralen Suharekë-Rahovec, saktësisht në fshatin Dobërdelan. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi I...

Zonat që do të mbesin pa rrymë sot në Prizren

KEDS ka bërë të ditur se të premten do të realizohen punime nga pala e tretë, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë...

Lajmet e Fundit