Plagoset një femër e Shqipërisë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për plagosje të rëndë në Prizren.

Sipas Policisë, i dyshuari pas një mosmarrëveshje me viktimën femër – shtetase e Shqipërisë, në një lokal në Prizren e ka qëlluar duke e lënë atë të plagosur. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për shkak të lëndimeve të rënda trupore, shkruan PrizrenPress.

Policia bënë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një karikator, dy fishek dhe një gëzhojë e kalibrit 7.62mm.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit