“Gjenerata 68”, një homazh për revolucionin në Jugosllavi vjen në Dokufest

Sot DokuFest mbajti konferencen e parë për shtyp për këtë edicion të festivalit, në ndërtesën e Kompleksit Evropa – ku u prezantua programi i plotë
Bashkë me drejtorin artistik të festivalit, Veton Nurkollarin, në konferencë ishte edhe Nenad Puhovski, drejtor dhe themelues i ZagrebDox – i cili është në DokuFest për ta prezantuar filmin e tij “Gjenerata 68”.

Filmi është homazh i regjisorit për gjeneratën me të cilën ndan entuziazmin e tij rinor dhe idenë mbi revolucionin që do të ndryshojë botën. Në film regjisori paraqet lëvizjet dhe protestat nga aktivistët dhe akademikët e majtë në Kroaci dhe lidhjet që ato i kanë pasur me lëvizjet e ngjashme në Jugosllavi atëkohë, të cilat ishin kryesisht të ndikuara nga protestat dhe lëvizjet e ndryshme evropiane të vitit 1968.

“Ne besojmë se ky film është shumë i rëndësishëm për këtë pjesë të botës, ku të gjithë po kërkojnë një “të kaluar më të mirë”, tha Puhovski.
“Mënyra më e mirë për të treguar ngjarjet e të kaluarës është të shfaqen nga një këndvështrim shumë personal, të drejtpërdrejtë, pa pasur për qëllim të qenit objektiv Për ta realizuar filmin kam përdorur shumë xhirime nga arkiva”.

Të tjerë panelistë ishin një grup nga ‘Wall is a screen’, një grup me bazë në Hamburg, të cilët shfaqin filma në një mënyrë të vecantë, duke zgjedhur një hapesirë të përshatshme muri “Ne jemi shumë të lumtur që jemi kthyer në Prizren, qyteti ka vende të ndryshme dhe kemi shume mundësi për të zgjedhur Jemi të gëzuar nga numri i madh i njerëzve që po shohim nëpër rrugët e qytetit, tha Sarah Adam, njëra nga anëtarët e grupit.

“Këtë vit kemi përzgjedhur më shume filma gjermanë për të shfaqur, të cilët poashtu trajtojnë temën e korrupsionit Për të zbuluar më shumë, na ndiqni,” konkludoi Adam

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit