3.6 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

OVL e UÇK-së e quan politik dënimin e ish-luftëtarit Xhemshit Krasniqi

Organizata e Veteranëve të Luftës ka reaguar në lidhje me dënimin e ish ushtarit të UÇK-së Xhemshit Krasniqi, i cili u dënuar me 8 vite burg për krime lufte.

Sipas kësaj organizate këto gjykime nuk kanë të drejta, por që janë politike. Ata theksojnë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë dhe mbete e pastër.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka theksuar vazhdimisht se të gjitha akuzat dhe proceset gjyqësore të bëra ndaj luftëtarëve për kinse krime lufte, që nga paslufta e UÇK-së e deri më sot, kanë qenë dhe janë politike. Këto procese, gjithnjë bazën e kanë pasur dhe e kanë tek pushtuesi dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët në vend se të ndiqen penalisht për krimet e gjenocidin që ia kanë shkaktuar popullit shqiptar, janë falur nga gjykatat vendore e ndërkombëtare, për shkak të kompromiseve e interesave të shumta politike. Edhe dënimi i veteranit të luftës së UÇK-së Xhemshit Krasniqi, është vazhdimësi e këtyre projekteve antishqiptare, të cilat sot e kanë edhe bekimin e faktorit politik vendor, i cili pikërisht për këto qëllime e ka miratuar edhe gjykatën speciale”, thuhet në reagimin e OVL-së. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shkoi në tubim elektoral dhe nuk u kthye më: Zhdukja e mistershme e veteranit të UÇK-së, askush s’di gjë për fatin e tij

Ka më shumë së një vit, që familja Tejeci nga komuna e Prizrenit po e kërkojnë familjarin e tyre, Zylfi Tejecin, veteran i Ushtrisë...

Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për vrasje në tentativë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 5 janar në...

Lajmet e Fundit