Napoli përgatit ofertën e fundit për Icardin

Skuadra napolitane nuk heq dorë nga sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.

Kapiteni i Interit vazhdon të mbetet preferenca kryesore e presidentit të Napolit, Aurelio de Laurentiis, i cili këmbëngul që ta transferojë sulmuesin argjentinas.Ndonëse ofertat e deritanishme janë refuzuar nga ‘zikaltërit’, napolitanët do të provojnë edhe njëherë që ta bindin Interin, me një ofertë prej 70 milionë eurove.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, do të takohet me përfaqësuesit e lojtarit për t’i bindur ata që Icardi të transferohet në ‘San Paolo’, transmeton KosovaPress.Nëse Interi i thotë jo edhe kësaj oferte, atëherë Napoli do të heq dorë përfundimisht nga Icardi dhe do të kërkojë ndonjë lojtar tjetër për ta zëvendësuar Gonzalo Higuainin i cili është transferuar te Juventusi.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit