4.2 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

Zafir Berisha kritikon ashpër “Dokufest”-in

Deputeti i Nismës nga Prizreni, Zafir Berisha ka kritikuar ashpër festivalin “DokuFest”. Sipas tij, ky festival ka dal nga rruga që ishte nisur.
Berisha tha se organizatorët e këtij festivali, nëse nuk “kthjellohen”, do të lënë Prizrenin pa “DokuFest”

“I filluar si një eveniment shumë i rëndësishëm artistik para shumë viteve ‘DokuFest ka filluar të devijojë nga misioni i tij, dhe duke tentuar me u bë interesant ata kanë filluar me kalu në banalitet dhe në promovim të antivlerave”, shkruan Berisha në Facebook.

“Rastësisht duke kaluar në “Sheshin e Dëshmorëve” u ndala me e shiku një këndë të ngritur nga organizatorët e “DokuFest”-it me fotografi. U befasova me fotografi pa kurrfarë vlere artistike dhe me mesazhe çoroditëse”,shkruan PrizrenPress.

“Përpos që me ra me pa një kafshë të vdekur sipas përshkrimit jo të ngordhur befasues ishte përshkrimi i një fotografie ku shiheshin duart e lidhura të një viktime, por nuk ishin të sigurt organizatorë se ishte bë nga forcat serbe apo UÇK/ja”.

13892027_1479680085395498_1111905991625649_n“Këta tipa shkojnë edhe më larg dhe përmes shkrimit të një fotografi sipas tyre të 2004 njoftojnë opinionin se si shqiptarët i kanë djegur shtëpitë e serbëve dhe ata nuk kanë ku të flenë”.

“Se “DokuFest”-i, ka dalë nga rruga në të cilën është nisur, ka vite që flitet në Prizren, mirëpo unë nga dëshira që ky eveniment artistik të ketë suksese i kam dalë në mbrojtje edhe atëherë kur nuk e kanë merituar me i mbështet”.

“Ky festival i vlerave kulturore dhe artistike ka bërë promovim të jashtëzakonshëm të qytetit tonë dhe Kosovës, mirëpo për hirë të kësaj, nuk mundemi mos me e thënë se “DokuFest”-i po rrëshqet në “promovim” të llojit të drogave, prostitucionit dhe degjenerimit të rinis në të ashtqujturat “kampe vullnetarësh…”.

“Nëse për këto dukuri devijonte kem menduar se organizatorët dhe organet e rendit do t’i sanojnë nuk mundet me u leju që këta ,,ipika,, me promovua politikën fashiste të Serbisë dhe Dic Martit për UÇK/në”.

Organizatorët e ‘DokuFest’-it nëse nuk e marrin vetën dhe kthjellohen kam frikë,pas një kohe, se si kanë fillu do ta lënë Prizrenin pa “DokuFest”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

A duhet t’i japim lamtumirën të shkuarës dhe të mirëpresim të ardhmen?

Nga Kujtim Gërmizaj Ndërsa hyjmë në vitin 2026, të mbushur me shpresë dhe optimizëm, qëndrojmë në prag të mundësive të reja, zgjedhjeve të reja dhe...

Rahoveci 029 ndahet me trajnerin Bujar Loci

Klubi i basketbollit Rahoveci 029 ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Bujar Loci me marrëveshje të dyanshme. “Me marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë...

Lajmet e Fundit