3.5 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Pjaca: Dua të bëhem më i miri

Marko Pjaca një nga blerjet më të rëndësishme të Juventusit në këtë merkato verore u prezantua zyrtarisht nga Drejtoi Sportiv, Beppe Marotta në një konferencë për shtyp, ku talenti kroat shpjegoi arsyet pse kishte vendosur të pranonte ofertën e bardhezinjve.

“Erdha te Juventusi sepse besoj se është një skuadër e shkëlqyer dhe me një histori të gjatë suksesesh. Shpresoj që të përmirësohem ditë pas dite e ndeshje pas ndeshjeje për të ndihmuar skuadrën që të arrijë objektivat vitet e ardhshme. Arsye kryesore që zgjodha Juven është fakti se më jep mundësi të luaj në Champions.”

21-vjecari, një lojtar polivalent, u premton drejtuesve dhe tifozëve bardhezinj se nuk do të pendohen për investimin që kanë bërë për të.

“Te Dinamo e Zagrebit luaja në të majtë, por gjatë karrierës sime jam aktivizuar edhe si mesfushor qendre. Mund të luaj në cdo pozicion të mesfushës, varet nga zgjedhjet e trajnerit. Unë dua që të bëhem më i miri dhe t’i tregoj shoqërisë se kanë bërë një investim të mirë me mua.”

Pjaca ëshë nga ata futbollistë që i pëlqen dhe të dhurojë spektakël dhe si adhurues i lojës së bukur idhull ka Ronaldinhon.

“Kam zgjedhur numrin 20 sepse këtë numër mbaja edhe kur luaja me Dinamon dhe nuk doja ta ndryshoja. Kam folur me Mandzukic, i cili ka ndikuar në zgjedhjen time. Në fakt nuk kisha asnjë dyshim, vendosa me zemër, duke refuzuar më shumë para.”

Më Shumë

Ring i zjarrtë sonte: Amarildo Bakaj gati për betejën me italianin Morandi

Boksieri shqiptar, Amarildo Bakaj, do të përballet sot, e shtunë, 17 janar, me italianin Francesco Morandi, në një duel që premton spektakël dhe histori. Ky...

Përfundon afati kalimtar te meshkujt

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, ka përfunduar afati kalimtar në basketboll te meshkujt për basketbollistët vendorë. Sigal Prishtina ka rikthyer Jon Ismajlin...

Lajmet e Fundit