Vazhdon degradimi i trashëgimisë ndërtimore në Prizren

Rrënimi i shtëpive të vjetra brenda qytetit të Prizrenit, sipas OJQ “EC Ma Ndryshe” ka marrë përmasa shqetësuese. Një tjetër shtëpi që ndodhet brenda radiusit të mbrojtur të Kishës së Shën Premtes ka filluar që të rrënohet gjatë kësaj fundjave.

Fakti që shtëpia që po rrënohet ndodhet brenda radiusit të mbrojtur të Kishës së Shën Premtes dhe kufirin e zonës historike lenë për të kuptuar se ka kërkuar një trajtim të veçantë nga institucionet përgjegjëse, thuhet në njoftimin e “EC Ma Ndryshe”.

Neni 6, i Ligjit për trashëgiminë kulturore në paragrafin 4 përkufizon se “monumentet arkitekturale nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme kanë një zonë t? mbrojtjes, që është 50 metra nga perimetri i monumentit”.

Për më shumë, Kisha e Shën Premtes është i vetmi monument në qytet, që hyri në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik të UNESCO-s, në vitin 2006.

Për këtë arsye EC Ma Ndryshe konsideron se institucionet përgjegjëse është dashur që ta trajtojnë këtë rast me ndjeshmëri më të theksuar, dhe të bëjnë përpjekje më të madhe për ruajtjen e trashëgimisë ndërtimore të Prizrenit.

Më Shumë

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit