16.6 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Pushtetarët e zhytur harrojnë korrupsionin

Plotësimi i kriterit esencial dhe parësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të niveleve të larta të pushtetit, nga analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë po shihet si i pamundur dhe i paarritshëm që të përmbushet nga drejtësia kosovare për momentin dhe në të ardhmen,shkruan Gazeta Kosova Sot.

Ky kriter, veç rolit pozitiv që do të kishte në proceset e ndryshme të vendit, pos të tjerash është vënë edhe si kushti i parë nga BE-ja për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë. Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet nga LDK-ja, Adem Salihaj, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kriteri numër një për liberalizimin e vizave është luftimi i krimit dhe korrupsionit, dhe jo ndonjë kriter tjetër, siç po trumbetohet me të madhe.

” Por, pavarësisht këtij fakti, ky kriter pothuajse nuk përmendet fare nga strukturat politike në Kosovë, sepse kjo nuk u përgjigjet vetë këtyre strukturave, derisa në anën tjetërlufta e këtyre strukturave nuk po bëhet kundër krimit dhe korrupsionit, por për zhvendosjen e vëmendjes së qytetarëve të Kosovës nga ky problem te problemet e tjera. Andaj, kjo do të prodhojë efekte të kundërta nga ato që po kërkon Bashkimi Evropian dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare”, është shprehur deputeti Adem Salihaj.

Drejtësia është marrë peng

Analisti Shefqet Dibrani nuk beson se Prokuroria dhe Gjyqësia e Kosovës do të veprojë në bazë të ligjit, derisa, siç tha, të jetë në pushtet kjo kastë politike, e cila ka kapur shtetin dhe së këndejmi edhe Prokurorinë e Shtetit.

” Tashmë publikimi i përgjimeve telefonike ua hoqi maskën të gjitha institucioneve vitale të shtetit, duke mos përjashtuar as Prokurorinë, e cila nuk do t’i plotësojë kriteret për luftën serioze kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivele të larta, derisa vënia e theksit se qenka çështja e demarkacionit me Malin e Zi, kishte për qëllim vetëm sa për t’iu shmangur kriterit themelor që e ka kushtëzuar Qeverinë e Kosovës, BEja, por në këtë aspekt janë edhe një varg çështjesh të tjera në strukturat shtetërore dhe ato partiake për t’u plotësuar para se BE-ja ta shqyrtojë çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”.

Më tej, Dibrani ka ngritur dilemën se përderisa nuk ka reforma as në pushtetin shtetëror, por as në atë partiak, çfarë mund të pritet nga kjo kastë politike, e cila bart mëkatin e gjendjes së tanishme, e cila nuk hap asnjë perspektivë, siç tha, as për zhvillim, as për shkollim dhe as për të lëvizur si qytetar evropian në Evropë.

” Ky barrikadim i kastës politike në konceptet e tyre të vjetruara, po ashtu ky shantazhim i gjithmbarshëm, ky nepotizëm dhe ky nivel kaq i ulët arsimor kanë prodhuar qytetarin me dinjitetin më të ulët që njeh historia e kombit tonë, gjë që është për t’u shqetësuar dhe për t’u lemerisur, teksa në anën tjetër nuk kemi çfarë të presim as nga Prokuroria, e cila i pret urdhrat nga politika”, theksoi ai.

Më Shumë

582 gjoba dhe 22 urdhëresa – siguria në fokus të institucioneve në Suharekë

Në kuadër të Takimit të Koordinimit Lokal për Siguri, të mbajtur në Suharekë, përfaqësues të institucioneve komunale dhe forcave të rendit diskutuan masat për...

Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në klasën e parë dhe parafillore në shkollën “Abdyl Frashëri” të Prizrenit

Drejtori i shkollës  “Abdyl Frashëri” në Prizren, Alidin Xh. Flugaj, ka njoftuar se prej datës 15 maj deri më 15 qershor 2025, fillon  regjistrimi...

Lajmet e Fundit