Toski befason me skuadrën e re

Faton Toski, ish-lojtari Eintracht Frankfurtit, është futbollist i ri i skuadrës shqiptare, Laçi

Laçi bën goditjen më të madhe në këtë merkato. Pas afrimit të disa brazilianëve, tashmë klubi ka siguruar shërbimet e një lojtari që vjen nga Bundesliga.

Fjala është për mesfushorin kosovar, Faton Toski. Lojtari nga Gjilani, që ka luajtur me Bochumin dhe Eintrahtin e Frankfurtit në Gjermani, zyrtarisht është i bardhe zinjve, raporton Panorama Sport.

Ai ka nënshkruar dy vite kontratë me kurbinasit, ndërsa gjatë pasdites së djeshme ka dalë edhe në stërvitje.

Toski luan në qendër të mesfushës si dhe në krah të majtë të saj dhe pritet të jetë një element i vlefshëm për stafin teknik për sezonin e ri.

Më Shumë

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit