Minir Krasniqi: Drejtorët e shkarkuar të Ramadan Mujës, do të transferohen në Prishtinë

Ish-drejtorët e Ramadan Muja, të cilët u shkarkuan nga postet e tyre, nuk do të mbesin në pa punë.

Ata do të transferohen në poste të ndryshme në Qeverinë e Isa Mustafës dhe Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Degës së PDK-së, Minir Krasniqi tha se dy prej ish-drejtorëve të shkarkuar tashmë janë në Prishtinë.

“ Ish-drejtori Hasan Hasani është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa Nijazi Kryeziu zyrtar i Kuvendit të Kosovës”, tha Krasniqi, transmeton PrizrenPress.

Sipas tij, deri më tash Dega e PDK-së në Prizren nuk ka qenë e përfaqësuar në institucionet qendrore në Prishtinë.

“Një pjesë e drejtorëve që kanë dhënë kontributin në parti dhe Komunë, do të transferohen në Qeverinë e Kosovës, përkatësisht në Kuvendin e Kosovës”.

“Edhe të tjerët do të trajtohen në këtë mënyrë, por për këtë do t’ju njoftojmë me kohë”, tha Krasniqi.

Gjashtë drejtorë të Ekzekutivit të Prizrenit, janë shkarkuar nga detyra me vendim të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Ndërkaq, vendet e tyre janë zëvendësuar me emra të rinj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren jep detaje për vrasjen e imamit në Zlipotok, i dyshuari dhe babai i tij ndalohen për 48 orë

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje lidhur me rastin e vrasjes së rëndë që ka ndodhur në fshatin Zlipotok të Komunës së Dragashit,...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Lajmet e Fundit