Policia heton skandalin e stentave pa afat

Policia e Krimeve Ekonomike ka filluar të hetojë skandalin e skadimit të afatit të stentave dhe materialeve tjera shpenzuese në Klinikën e Kardiologjisë.

Kjo, pasi gazeta “Zëri” ka publikuar para dy javësh një hulumtim që ndërlidhet me skadencën e afatit të stentave, pejsmekerëve, elektrodave, kateterëve, balonave dhe pajisjeve tjera që nuk janë përdorur brenda afatit në Klinikën për Kardiologji. Vlera e këtyre pajisjeve të skaduara besohet të jetë rreth 200 mijë euro.

E tëra është detajuar në një raport që i është dorëzuar Curr Gjocajt, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), nga u.d. drejtori i kardiologjisë Basri Sejdiu.

Ky raport, që “flet” në detaje për pajisjet që u ka skaduar afati e nuk janë përdorur në atë klinikë, siç konfirmojnë burimet në Policinë e Kosovës i është kërkuar menaxhmentit të SHSKUK-së nga ana e Policisë së Krimeve Ekonomike. /Zeri.info

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit