Higuain i përgjigjet ashpër kritikave

Gonzalo Higuain ka thënë se kritikat do ta bëjnë edhe më të fortë.

Sulmuesi 90 milionësh i Juventusit, Gonzalo Higuain është kritikuar që prej transferimit të tij nga Napoli, për shkak të gjendjes jo të mirë fizike.

Por, kjo nuk ka ndikuar në ndeshjen e parë të Higuainit me Juventusin, pasi hyri në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fitores 2:1 kundër Fiorentinas.

“Është më mirë që të vazhdojnë të thonë se unë jam i shëndoshë, sepse unë do të vazhdoj të shënoj gola. Unë jam shumë mirë, kam stërvitur për 20 ditë dhe sinqerisht nuk i kuptoj kritikat rreth gjendjes time fizike”, tha Higuain për Tuttosport.

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit