Shtohen forca të njësisë speciale në protestën e Mushtishtit

Në protestën e Mushtistit në Suharekë kanë ardhur edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Protestuesit janë urdhëruar që të largohen dhe ta hapin rrigën.

Protestuesit janë të revoltuar për shkak se nuk po arrijnë ta realizojnë protestën e tyre ashtu siç e kishin paraparë – për të mos i lejuar serbët vendës që të vijnë në Mushtisht, të cilët po i cilësojnë si vrasës të shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Më herët Policia e Kosovës ka ndërhyrë me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Raportohet për të paktën 13 protestues të arrestuar, disa të lënduar, dhe një polic i lënduar gjatë intervenimit.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit