A ka fakultet Shyhrete Behluli?

Shyhrete Behluli është një këngëtare shumë e njohur.

Shyhrete Behluli është njëra nga këngëtaret më të mëdha të muzikës popullore. Si ndihmëtar në hapat e para karrieristike pat babain e saj, Xhemal Behluli, i cili qe kultivues i mirëfilltë i këngës popullore e folklorike, shkruan “Kosovarja”.

U lind në fshatin Mushtisht të Therandës, ku kreu shkollimin fillor, të mesmen e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Pra, Shyhrete Behluli është femër e shkolluar.

Familja e saj ka patur një traditë muzikore, jo publike. Ajo këngës ju përkushtua me të gjitha forcat e saj, dhe kurrë s’është ndarë nga ajo. Kënga u bë pjesë e jetës e saj, ajo e shoqëroi nëpër shtigjet e jetës, ajo i solli gëzime dhe nganjëherë edhe dëshpërime.

Shyhretja paraqitjen e parë skenike e realizoi në vitin 1974, me këngën “Cuca e maleve” ku profesori i muzikës e përcillte me çifteli e ajo këndonte, shkruan “Kosovarja”.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit