Alonso zbulon se kush e kishte shitur atë nga Liverpool-i

Mesfushori i Bayern Munich, Xabi Alonso ka zbuluar se Rafael Benitez kishte vendosur për ta shitur atë nga Liverpooli.
Spanjolli në vitin 2008 ishte transferuar tek Real Madridi nga ‘Reds’. Alonso thotë se Benitez ishte ai që vendosi ta shiste atë, sepse sipas tij, Liverpooli në atë kohë kishte nevojë për para’.

“Rafa erdhi tek unë dhe ishte shumë i qartë”, ka thënë Alonso. “Ai më tha: ‘Xabi ne kemi nevojë për të holla për të nënshkruar më lojtarë të tjerë që unë ia dua’. Në mënyrë që të vijnë këto para, emri im ishte i pari në listë për t’u shitur”.“I thashë: ‘Ok, Rafa nuk ka problem. Unë jam një profesionist. Unë i kuptoj këto gjera”, tha Alonso.Ai ka shtuar se interesim për të ka pasur edhe nga Juventusi, por spanjolli kishte vendosur t’i bashkohet Real Madridit

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit