Një muaj paraburgim për dilerin e drogës në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit nga Prizreni me iniciale V.H.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 31.08.2016,deri me datën 01.09.2016, pa autorizim blen, posedon dhe ofron për shitje substanca narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 705 gram”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Më tej theksohet se ai, substancat narkotike i ka sjellë në Kosovë nga Shqipëria me mjetin e tij të cilat më pas i ka fshehur në bunkerin e ndërtuar për këtë qëllim.

Pas kontrollit të shtëpisë, të dyshuarit i është gjetur edhe arma e tipit TT e kalibrit 7,62 mm.

Me këto veprime, Gjykata Themelore ka konstatuar se i pandehuri me iniciale V.H. dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe veprës penale, mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Prizreni pritet t’i ketë tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës

Prizreni në legjislaturën e re të Kuvendit, pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, prej të cilëve tre do të jenë nga komuniteti shumicë,...

Lajmet e Fundit