9.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Celina: Do të emocionohem kur të intonohet himni

Kosova po bënë përgatitjet e fundit për të luajtur për herën e parë në kualifikimet e Kupës së Botës. Kjo po ndodhë në historinë e shkurtër si i pavarur e këtij vendi të vockël të Ballkanit, nis një shkrim i Daily Mail.

Se mund të jetë një fillim i veçantë ky, beson edhe futbollisti i ri Bersant Celina.

Celina që kishte lënë Kosovën për Norvegjinë në moshën dy vjeçare, u zhvillua si futbollist nëpër të gjitha grupmoshat e Federatës së Norvegjisë, por që nuk hezitoi aspak që ta përfaqësojë vendlindjen në shansin e parë që iu dha.

Kosova është bërë anëtare e plotë e FIFA-s në fillim të këtij viti, ku dhe do të luajë në kualifikime për Kupën e Botës në kuadër të Grupit I.

Ata kampanjën e tyre e nisin në një ndeshje si mysafirë i Finlandës, në Turku.

“Kjo do të thotë shumë, të jem pjesë e kampanjës së parë të Kosovës drejt Kupës së Botës”, ka thënë 19 vjeçari që tash luan në FC Twente të Holandës.

“Kjo ka peshë për mua ashtu sikur edhe familjen time. Nuk më pritet që të jem pjesë e saj.”

“Do të jetë shumë emocionuese për ne kur himni do të interpretohet për herën e parë. Njerëzit në Kosovë e duan futbollin dhe kjo është shumë e veçantë për ta”, ka thënë Celina.

“Të luash në kualifikimet e Kupës së Botës është e veçantë dhe ata janë të lumtur për këtë.”

“Nëse luajmë mirë atëherë ka gjasë që vende të ndryshme ta njohin shtetin tonë”, ka vazhduar Celina.

Më Shumë

Inspektorati dhe Policia inspektojnë lokacionet për mbeturina inerte në Malishevë

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Malishevë, Jakup Gashi, së bashku me inspektorët komunalë dhe komandantin e Stacionit Policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, kanë...

Totaj priti Igballe Rogovën/Do të forcojmë mekanizmat kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku...

Lajmet e Fundit