Tashmë janë bërë 25 vjet që kur vdiq legjenda e rokut, Freddie Mercury. Por në Londër, kujtimet mbi vokalistin e Queen do të rikthehen me një ekspozitë.
Në këtë ekzpositë do të ketë fotografi nga performancat e tij, festat dhe jeta personale të shkrepura nga fotografi dhe miku i tij i ngushtë, Richard Young.
“Kjo nuk është një kujtim për Freddie, por është një kujtim për mikun tim, për dikë të cilin e kam adhuruar dhe dashur shumë si person”, u shpreh Young i cili ka fotografuar edhe Mick Jagger, Michael Jackson, Elizabeth Taylor, David Bowie si dhe Princesh Diana.
Ai e përshkruan këngëtarin si një person me një sens të hollë të humorit dhe shumë të dashur.
Freddie dhe Young kanë kaluar shumicën e mbrëmjeve kur ishin së bashku duke folur dhe ai e kishte lutur atë që t’i fotografonte anëtarët e Queen në dhe prapa skenës.
“Në fillim më ftonte për fotografi nga videoklipet më pas për festat për Freddie dhe më pas unë isha i ftuar që të shkoja me ta në Rio, Munich, Budapest e Irlandë. Ndihesha sikurse anëtar i grupit”, është shprehur Young.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi të cilat do të shfaqen në këtë ekspozitë. /Klan Kosova