Gjendet i vdekur i zhdukuri në Malishevë

Një person i raportuar i zhdukur të dielën në Malishevë është gjetur sot i vdekur, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Policia kishte marrë një informatë më 11 shtator në ora 18:00 lidhur me të zhdukurin Enver Kelmendi (1963), nga fshati Balincë, Komuna e Malishevës.

“Edhe përkundër përpjekjeve të patrullave policore viktima nuk është gjetur deri sot me datë 12.09.2016 në ora 17:25 ku një qytetar i rastit kishte vërejtur një veturë të braktisur në fshatin Mirushë në një rrugicë afër pyllit dhe i njëjti kishte njoftuar policinë”, thuhet në një komunikatë të policisë.

“Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur veturën e viktimës e po ashtu edhe viktimën brenda në veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dal edhe ekipi mjekësor nga QKMF-Malishevë të cilët kanë konstatuar se viktima ishte pa shenja jete”, thekson komunikata.

Sipas Policisë, nga shikimi i vendit të ngjarjes kuptohet se ka të bëjë me vdekje të dyshimtë.

Rasti tani do të hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka njoftuar Policia. /Express/

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Lajmet e Fundit