Veseli në Prizren për Ditën e boshnjakëve

Me rastin e 28 shtatorit – Ditës së boshnjakëve, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në manifestimin, i cili u organizua sot në Prizren për nder të kësaj dite.

Duke i uruar qytetarët boshnjakë dhe përfaqësuesit këtij komuniteti për ditën e tyre, si dhe mysafirët nga vende të rajonit, kryeparlamentari Veseli tha se ndihet mirë në këtë ambient të ngrohtë, sepse, siç theksoi ai, rrugëtimi për një Kosovë të zhvilluar dhe me mirëqenie për të gjithë qytetarët e saj, ishte dhe është i përbashkët, transmeton Koha.net. Ai tha se këto marrëdhënie, të ndërtuara gjatë kësaj ecjeje të përbashkët, sot janë shembull se si një vend, dallimet e veta etnike i konsideron vlerë dhe pasuri shpirtërore, por edhe fuqi krijuese dhe zhvillimore.

“Çdo herë do ta kujtojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe sfidat në kohërat më të vështira, gjatë ndërtimit të shtetësisë, institucioneve dhe shoqërisë tolerante, për të gjithë qytetarët. Ne jemi në partneritet të ngushtë gjatë veprimtarisë së përditshme politike e shoqërore, dhe për këtë jemi krenarë”, theksoi Veseli./koha.net/

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit