31.2 C
Prizren
E shtunë, 7 Qershor, 2025

Shkollat e Malishevës kompletohen me kabinete të informatikës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot, mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim.

Në këtë mbledhje, u njoftua se falë disa donatorëve, po vazhdohet kompletimi i kabineteve të informatikës në disa shkolla të Komunës së Malishevës.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Avdi Morina ka njoftuar se Kryqi i Kuq ka kompletuar me kompjuter kabinetin e informatikës në sh.f.m.u. “Imer Krasniqi” në Carrallukës, ndërsa shumë shpejt pritet të kompletohen kabinetet e informatikës edhe në tri shkollat e fshatit Drenoc, pasi një organizatë holandeze, e ka premtuar këtë donacion. Me këtë rast, drejtori Morina, i ka falënderuar të gjithë donatorët për këtë përkrahje.

Sa i përket investimeve kapitale dhe realizimit të këtyre projekteve, Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, ka kërkuar nga drejtoritë përkatëse, që të shtohet intensitet i punimeve dhe të përfundojnë projektet, para përfundimit të vitit, ashtu siç kanë qenë të planifikuara.

Por drejtorët e drejtorive përkatëse, kanë njoftuar se projektet janë duke vazhduar sipas planifikimeve dhe vetëm në tri projekte, ka ngecje, për shkak të pengesave nga pronarët e tokave, në dy kanalizime të ujërave atmosferik dhe në rrethojën e QKMF-së. Përndryshe, të gjitha projektet tjera, janë duke vazhduar, si në ndërtimin e shkollave, rrugëve kanalizimeve, pastaj ndërtimi i stallave, kurse disa projekte, pritet të fillojnë ditët në vijim, siç janë subvencionet në bujqësi.

Edhe sa i përket përgatitjeve për sezonin dimëror, janë duke u bërë përgatitjet, sidomos në furnizimin me dru për ngrohje, e që pritet të filloj furnizimi gjatë kësaj jave, si dhe furnizimi me lëndë tjera djegëse në institucione shkollore dhe institucione tjera. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

24-orëshi i Prokurorisë së Prizrenit: Ndalime, paraburgime dhe aktakuza

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndërmarrë veprime konkrete në funksion të ndjekjes penale. Me urdhër të prokurorit, është ndaluar për...

PSG shkruan historinë: Fiton për herë të parë Ligën e Kampionëve dhe kompleton tripletën

Paris Saint-Germain ka realizuar një nga sezonet më të mëdha në historinë e klubit dhe futbollit evropian, duke fituar për herë të parë në...

Lajmet e Fundit