Samir Hoxha vizitoi mullirin e familjes Hasani në Senik të Malishevës

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgiminë Kulturore në Prizren Samir Hoxha, ka vizituar mullirin dhe hambarin e familjes së Misin Hasanit në fshatin Senik të Malishevës .

“Përkujdesi i vazhdueshëm i bacës Misin edhe përkundër moshës së shtyer ka ndikuar në ruajtjen e këtyre dy ndërtesave të trashëgimisë kulturore që ka treva e Llapushës, të cilat janë të vetmet që janë ruajtur në këtë fshat”, tha ai.

“Sipas të dhënave që na i dha gjatë rrëfimit të tij plaku Misin Jonuzi, rezulton se ndërtesa e mullirit është ndërtuar rreth viteve 1920-ta, ku funksioni i tij ishte në bluarjen e drithërave për nevojat përsonale por edhe për fshatrat për rreth”.

“E veçanta e këtij mulliri përveç historikut, ishte edhe ai i viteve të luftës së fundit 1998-1999, ku shumë banorë të kësaj treve kishin përmbushur nevojat e tyre me bluarjen e drithërave në rrethana lufte”.

“Gjithashtu në pronësi të kësaj familje është edhe hambari i rruajtjes së drithrave i ndërtuar rreth viteve 30-ta, i cili edhe pas kaq shumë vitesh është në gjendje tepër të mirë, si rezultat i kujdesit të vazhdueshëm të familjes e veçanërisht të bacës Misin”.

“Ndërtesat të shumta të trashëgimisë kulturore që gjendën anë e kënd territorit të Republikës së Kosovës, kërkojnë rritje të mbështetjes institucionale me qëllim të mbrojtës së vazhdueshme të aseteve të trashëgimisë që ka vendi ynë”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Lajmet e Fundit