19.5 C
Prizren
E hënë, 28 Korrik, 2025

PDK-ja në Prizren kërkon përgjigjeje për rindërtimin e Xhamisë në Kala

Përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare dhe BIK-ut janë takuar sot me Kryesinë e PDK-së në Prizren. Ata në këtë takim kanë kërkuar mbështetjen e PDK-së për rindërtimin e Xhamisë në Kala.

“Në këtë takim, Dega e PDK-së, u informua rreth Iniciativës Qytetare, e cila është themeluar për inicimin e projektit për rindërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit, si dhe u njoftua edhe me kërkesat e bëra nga ana e Iniciativës Qytetare dhe BIK-ut, adresuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me këtë projekt, dhe me shqetësimet e tyre sa i përket kësaj kërkese”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Prizren.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren, Hasan Hasani, dhe Sekretari Organizativ, Kujtim Gashi, në takimin që kanë zhvilluar me Iniciativën Qytetare dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Prizrenit, të prirë nga Kryetari i BIK-ut, Besim Berisha, thanë se MKRS, duhet të jep përgjigje të merituar kërkesës per rindërtimin e Xhamisë në Kala.

“PDK, Dega në Prizren, duke qenë e vetëdijshme për rëndësinë dhe të drejtat e secilës palë, institucion, Iniciativa qytetare etj, për të iniciuar dhe kërkuar shërbime nga institucionet, dhe duke qenë në mbështetje të çdo kërkese legjitime qytetare, kërkon nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ta trajtojë me kujdes të veçantë këtë kërkesë, dhe t’i japë përgjigjen e merituar Iniciativës Qytetare, e themeluar për këtë qëllim, dhe Bashkësisë Islame të Prizrenit, si mekanizëm i cili mbron të drejtat e komunitetit të saj”.

“Po ashtu, PDK, Dega në Prizren, mbështet fuqishëm organet kompetente brenda MKRS-së, të cilat duhet t’i përgjigjën kërkesës së BIK-ut, natyrisht, duke kërkuar që të respektohen të gjitha normat ligjore dhe të gjitha konventat ndërkombëtare, të cilat në njërën anë respektojnë të drejtat qytetare për të shprehur vullnetin e tyre për realizim të kërkesave, dhe në anën tjetër, respektojnë dhe kërkojnë ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, si aset të çmuar e të mbrojtur, duke marrë vendim në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në PrizrenFest, zëra të ndryshëm me mesazhe të përbashkëta

Në zemër të qytetit, `Prizren Fest` po sjell shfaqje tërësisht të ndryshme në formë, por të lidhura për nga fuqia artistike dhe mesazhi i...

Gjykata në Hagë, gjykatë paralele serbe për Kosovën

Nga Kudusi Lama Po dëgjoj nëpër televizione dhe lexoj nëpër shkrime të thuhet se Gjykata Speciale në Hagë e themeluar nga Parlamenti i Kosovës, është...

Lajmet e Fundit