SHKK kundërshton supozimet e avokatit Tomë Gashi për rastin e Astrit Deharit

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), duke kundërshtuar supozimet e avokatit Tomë Gashi lidhur me rastin e Astrit Deharit, ka thënë se e vërteta do të dalë në raportet zyrtare dhe se çdo prejudikim  është i dëmshëm.

Sipas SHKK, deklarimet e avokatit Tomë Gashi se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”, prejudikojnë të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen.

Ky është reagimi i plotë i Shërbimit Korrektues i Kosovës (SHKK):

SHKK thekson se e vërteta do të dalë në raportet zyrtare, çdo prejudikim i tyre është i dëmshëm. Deklarimet e avokatit Tomë Gashi se “gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur”, prejudikon të gjeturat dhe raportet që priten të publikohen.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka besim të plotë se organet hetuese dhe Prokuroria do të publikojnë raportet zyrtare rreth rastit, andaj çdo prejudikim i tyre, i sjell dëm të vërtetës rreth rastit tragjik, familjes së të ndjerit dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në pajtim me të gjeturat, SHKK do të ndërmarrë masat adekuate në pajtim me ligjin,ndaj cilitdo që ka shkelur rregulloret e brendshme dhe ligjet në fuqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, është institucion profesional, i paanshëm në funksion të zbatimit të ligjit.

Çdo pjesëtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, para se të angazhohet në këtë shërbim, kalon me sukses trajnime, aftësime dhe prova që dëshmojnë profesionalizmin, cilësinë dhe shërbimin në pajtim me urdhëresat e brendshme dhe ligjet në fuqi.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit