0.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Përzgjedhen shefat e reparteve dhe kryeinfermierët në Spitalin e Prizrenit

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Prof.Asss. Afrim  Avdaj, të martën ka nënshkruar kontratat për grupin e parë të pozitave për shefa dhe kryeinfermierë të reparteve. Përzgjedhja për pozitën e shefave dhe kryeinfermierëve të reparteve është bërë në bazë të të nenit 10 të Statutit të Spitalit dhe kryerjes së procedurave të parapara me konkurs intern.

Shefa të reparteve

  • Departamenti i degëve Kirurgjike
  1. Dr. Bajram Duraj, shef i Repartit të Kirurgjisë,
  2. Dr. Bashkim Thaçi, shef i Repartit të Urologjisë,
  3. Dr. Menan Gashi, shef i Repartit të Ortopedisë dhe
  4. Dr. Bali Gashi, shef Reparti i Otorinolaringologjisë.
  • Departamenti i Sëmundjeve të Brendshme
  1. Dr. Ali Hoti, shef i Repartit të Sëmundjeve të brendshme,
  • Departamenti i Diagnostikës
  1. Dr. Sedat Hoti, shef i Shërbimeve të Terapisë fizikale,
  2. Dr. Sadri beqiri, shef i Shërbimeve për pacientet jashtëspitalor,
  3. Dr. Safete Nishori, shefe e Patologjisë me Morgun.

Kryeinfermierë të reparteve

  • Departamenti i degëve Kirurgjike
  1. Dashurije Qoçaj, kryeinfermiere e Repartit të Oftalmologjisë,
  • Departamenti i Anestezionit me Mjekësi Emergjente
  1. Resmi Kryeziu, kryeinfermir i Shërbimit të Anestezionit
  • Departamenti i Sëmundjeve të Brendshme
  1. Afrim Morina, kryeinfermier i Repartit të Sëmundjeve të Kraharorit,
  • Departamenti i Diagnostikës
  1. Flurim Berisha, kryeinfermier i Shërbimeve të Diagnostifikimit Radiologjik,
  2. Shqipe Ajgeraj, kryeinfermiere e Patologjisë me Morgun.

 

Më Shumë

Prizreni përkujton viktimat e gjenocidit serb me ndezje qirinjsh në “Shadërvan”

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit serb ndaj Shqiptarëve në Kosovë, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së...

Policia nis hetimet për vdekjen e një burri në Prizren

Një person ka vdekur të hënën pasdite në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte dërguar në...

Lajmet e Fundit