Në Zaplluxhe të Dragashit shfaqen ujqit (Video)

Disa ujq janë shfaqur në fshatin Zaplluxhe të Dragashit.

Banorët janë shumë të shqetësuar, pasi që ujqit kanë filluar të shfaqen afër rrugës kryesore nëpër të cilën kalojnë edhe nxënësit.

Në redaksinë e Portalit “Opoja.net”, ka ardhur një video në të cilën shihen disa ujq.

“Sivjet është ndryshe nga vitet tjera, në këtë stinë dimri po vërehen shumë ujq dhe çdo herë e më shumë po i afrohen fshatit”, thotë një banorë i fshatit Zaplluxhe.

Sipas tij, treva e Opojës përfshirë të gjitha fshatrat janë të rrezikuar nga ujqërit.

Shqetësimi më i madh i banorëve të fshatit Zaplluxhe është se në këtë rrugë çdo ditë kalojnë nxënësit për të shkuar në shkollë.

“Në këtë rrugë kalojnë nxënësit për të shkuar në shkollë, ata janë më të rrezikuarit nga ujqërit”, shprehën banorët e fshatit.

Shteti dhe institucionet nuk kanë ndërmarr ende asgjë për rrezikun e ujqërve, e gjuhëtarëve të kësaj ane nuk po ju lejohet vrasja e tyre as edhe për t’u mbrojtur nga ta. /Opoja.net/

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit