20.9 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Gashi: Sylë Hoxha, deshi s’deshi do ta pranojë raportin e mjekëve

Avokati i familjes Dehari në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka folur për portalin Koha.net pas deklaratave të kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha dhe prokurorit të rastit, Metush Biraj, të cilët kanë thënë se nuk e marrin për bazë raportin e dy mjekëve ligjor të pavarur të angazhuar nga familja Dehari në procesin e autopsisë.

Ai ka thënë se raporti duhet marrë për bazë, sepse është zyrtar dhe është përpiluar nga ekspertët të cilët i kanë lejuar vetë të marrin pjesë në proces të autopsisë, transmeton Koha.net.

“Ndoshta në tavolinë ende nuk u ka shkuar ky raport, por në Prokurori është dorëzuar. Ata duhet me marrë këtë raport për bazë, është raport zyrtar, është nga ekspertët të cilët i kanë lejuar vetë. Ka të bëjë me kryeprokurorin e Prizrenit Sylë Hoxha kanë qenë të lejuar nga shefi i tij, Aleksandër Lumezi, dhe janë lejuar gjithshtu nga ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha. Nëse hierarkia e shtetit funksionon, nëse i respektojnë vendimet e tyre që i kanë dhënë para medieve më 5.11.2016, ne nuk kemi marrë pjesë në abduksion në mënyrë klandestine, por kemi qenë të lejuar”, ka thënë Gashi për Koha.net.

Ai ka thënë se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha deshti apo jo, do ta pranojë raportin.

“Në raportin e Sylë Hoxhës është konstatuar pjesëmarrja e këtyre ekspertëve dhe ne nuk kemi qenë aty për arsye tjetër. Thuaj Sylë Hoxhës, deshe s’deshe do ta pranojë”, ka përfunduar Gashi.

Më Shumë

Trepça dhe Bashkimi përballen sërish për titullin e kampionit – ky është orari i finaleve

Trepça dhe Bashkimi do të përballen edhe këtë edicion në finalen e madhe të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një rivalitet që tashmë është...

Bashkimi nis serinë finale me humbje ndaj Trepçës

Bashkimi e ka nisur me humbje serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi u mposht nga Trepça me rezultat 94:79 në palestrën “Minatori”...

Lajmet e Fundit