Kjo është pasuria që la Prince

Prince pas vdekjes së tij, nuk la prapa vetëm një trashëgimi të madhe muzikore.

Rezulton se këngëtari kishte edhe sy për pasuri të patundshme.

Këngëtari kishte fituar 25.4 milion$ vlerë të pasurive të patundshme dhe prona private para vdekjes së tij.

Përveç një shume të majme parash të gatshme, ai ka të siguruar dhe 67 shufra ari.

Sipas një skedari të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Carver, Prince ka lënë gjithashtu dhe 10 makina, përfshirë një Ford 1993, Thunderbird 1995, Jeep Grand Cherokee, makinë Lincoln Toën 1997, Mercedez Benz 2010 etj..

Vlera e tërë pasurisë së Prince, i cili përfshinë regjistrimet dhe videot e pa realizuara, ende nuk është publikuar por vlerësohet të jetë me vlerë në mes të 100 milion $ dhe 300 milionë $, njofton Klan Kosova.

Këngëtari vdiq në prill të 2016, si pasojë e një mbidoze aksidentale të fentanilit në moshën 57 vjeçare.

Më Shumë

Drejtoresha Veselaj-Gutaj ngushëllon familjen e nxënësit Jasin Kurtaj

Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit Jasin...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit