Zyrtari i UPZ-së, akuzohet se ka shpallur tender kundërligjshëm

Bajram Kolgeci, akuzohet se në cilësinë e zyrtarit për prokurim publik në Universitetin e Prizrenit (UPZ), ka shpallur një tender publik në kundërshtim me Rregulloren për Prokurim, duke lënë hapësirë për manipulime. Lidhur me këtë akuzë, Kolgeci u deklarua i pafajshëm në shqyrtimin fillestar të mbajtur të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren.

Kolgeci pas konsultimit me mbrojtësin e tij, avokatin Visar Vehapi, ka deklaruar se nuk e pranon fajësinë sipas pikave të aktakuzës, të cilën e përfaqëson prokurori Genc Nixha.

Kryetari i trupit gjykues, Artan Sejrani, shqyrtimin e dytë e ka caktuar për 2 mars 2017, me fillim në ora 10:00 dhe ka njoftuar mbrojtjen se gjatë kësaj kohe kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur në muajin  e kaluar, me të cilën e akuzon Bajram Kolgecin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Kolgeci, në cilësinë e zyrtarit për prokurim publik në Universitetin e Prizrenit, ka shpallur tender publik në kundërshtim me Rregulloren për Prokurim.

Tutje, në aktakuzë, thuhet se i akuzuari në fjalë, në momentin e shpallje së tenderit për furnizim dhe montim të inventarit në UPZ, nuk ka caktuar sasinë e përafërt të artikujve, të cilën e parasheh rregullorja, duke lënë hapësirë për manipulime./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit