Prizren: Roja i parkut “Sharri”, akuzohet për korrupsion

Fahredin Hasanagiq, i akuzuar për korrupsion, gjatë shqyrtimit gjyqësor të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, në mbrojtjen e tij, ka deklaruar se në vendet në të cilat është bërë dëmi nuk ka qenë asnjëherë sepse ka qenë i kërcënuar.

Sipas të akuzuarit Hasanagiq, kolegu i tij, Latif Hyseni, në çdo mbledhje të kolektivit, ka thënë se i akuzuari nuk guxon të shkojë në ato territore, sepse ai është përgjegjës.Tutje i akuzuari ka shtuar se ka qenë i frikësuar të dalë në terrenet në fjalë pasi që roja i cili kishte punuar para tij ka qenë i sulmuar me armë. Tutje ka thënë se asnjëherë nuk është lajmëruar se po bëhet fotografimi apo vlerësimi i ndonjë sasie të drurit të prerë në mënyrë ilegale, deri në momentin kur është arrestuar nga policia.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, për shkak të përfundimit të orarit të punës, ka ndërprerë shqyrtim, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar për 3 mars 2017, prej orës 13:00, ku pritet të vazhdojë mbrojtjen i akuzuari dhe të jepen fjalët përfundimtare nga palët.

Fahredin Hasanagiq, akuzohet se në cilësinë e rojës së pyllit, ka lejuar të prehen drunj, në sasi prej 170 metra kub, në terrenin ku ka pasur të përcaktuar të ruajë.Sipas aktakuzës, i akuzuari me qëllim të përfitimit material për vete dhe tjetrin, ka lejuar prerjen e drunjve, duke i shkaktuar dëm Parkut Nacional “Sharri”, në vlerë prej 53 mijë euro.Drunjtë e konfiskuar në këtë rast, me vendim të gjykatës, janë shitur nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Nisin manifestimet për Ditën e Çlirimit dhe Dëshmorëve në Malishevë

Në Komunën e Malishevë kanë nisur aktivitetet për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve, me një program të...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Lajmet e Fundit