33.8 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

Gjashtë persona akuzohen për mbindërtime në Prizren

Shqyrtimi fillestar i paraparë të mbahej të hënën, ndaj gjashtë të akuzuarve për punime ndërtimore të paligjshme dhe njërit për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është shtyrë edhe një herë tjetër. Mbrojtësit e të akuzuarve Zyber Halili, Afrim Selimi, Selim Selimi, Hasan Rahmanaj, Mustaf Shala, Arafat Abazaj dhe Bashkim Krasniq, kanë kërkuar afat për negocim të marrëveshjes për pranimin e fajësisë me organin e akuzës.

Sipas mbrojtësve, ju duhet afati prej 20 ditësh për të arritur një marrëveshje të tillë me prokurorinë.

Fillimisht, prokurori i rastit, Sefer Morina, ka lexuar aktakuzën me të cilën, Zyber Halilin, Afrim Selimin, Selim Selimin, Hasan Rahmanajn, Mustaf Shala dhe Arafat Abazajn, i ngarkon me veprën penale të kryerjes së punimeve ndërtimore të paligjshme, ndërsa Bashkim Krasnqin për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Para se të deklaroheshin të akuzuarit rreth fajësisë, mbrojtësit kanë kërkuar që të konsultohen me klientët e tyre, ndërsa pas kthimit në sallë kanë kërkuar që t’u jepet një afat, brenda të cilit do të tentojnë të arrijnë një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë me prokurorinë.

Prokurori nuk  e ka kundërshtuar një propozim të tillë dhe ka shpreh gatishmërinë që të hyjë në negociata me të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

Në këto rrethana, kryetari i trupit gjykues, Skender Çoçaj, ka pranuar kërkesën e të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre, andaj palëve u ka dhënë afat deri me 20 shkurt 2017, në ora 10:00, që të arrijnë marrëveshjen në fjalë

Ky shqyrtim është shtyrë edhe një herë për shkak se ka munguar i akuzuari Mustaf Shala i cili ka qenë në Zvicër, ku edhe aktualisht jeton.

Prokuroria Themelore në Prizren, në nëntor të vitit të kaluar, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve në fjalë, ku i akuzon për ndërtim të paligjshëm dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Zyber Halili, Afrim Selimi, Selim Selimi, Hasan Rahmanaj, Arafat Abazaj dhe Mustafë Shala, në cilësinë e pronarëve dhe investitorëve, kanë tejkaluar lejet e ndërtimit, në objektet e tyre banesore, ku secili prej tyre ka shtuar nga një kat më shumë se leja e ndërtimit.

Ndërsa Bashkim Krasniqi, akuzohet se në cilësinë e inspektorit të ndërtimit, nuk ka vepruar në pengimin, ndalimin apo rrënimin e ndërtimit të kateve shtesë, me ç’rast u ka mundësuar përfitim material ndërtuesve në fjalë dhe i ka shkaktuar dëm material, Komunës së Prizrenit./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Ali Dula zyrtarizohet kandidat i VV-së për kryetar të Rahovecit

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Ali Dulës për kryetar të Komunës së Rahovecit. Njoftimi është bërë gjatë një takimi të mbajtur sot me...

Armend Rexhepagiqi sonte i jep zë ‘Dashnisë së vjetër’

Armend Rexhepagiqi sonte ngjitet në skenën e Pallatit të Rinisë në natën e quajtur “Dashni e vjetër”. Ai do të promovojë albumin e tij...

Lajmet e Fundit