Po shantazhohem vetëm pse i përkas LDK-së

Mjeku Arsim Berisha tha se është i vetmi specialist që dërgohet të punojë nga qyteti në fshat, teksa janë mbi 20 mjekë të përgjithshëm që punojnë në ambulancat e qytetit.

“Unë i përkas LDK-së, prandaj s’ka arsye tjetër. Për hir të së vërtetës unë kur jam pranuar në punë si mjek i përgjithshëm, kontratën e parë e kam pas në QMF Korishë, por aty kam punuar rreth 15 muaj. Ka mbi 5 vite që s’kam punuar asnjë ditë atje. Mendoj që, është presion nga ana e drejtorisë karshi meje, për arsyen e vetme që unë kam kundërshtuar disa herë menaxhimin e kësaj drejtorie me QKMF. Prandaj nuk ka arsye tjetër pos personale dhe politike”, ka thënë Berisha.

Po ashtu ka shtuar se është ndjerë tepër mirë kur ka kuptuar se rreth 200 banorë të lagjes Kurilla kanë kërkuar rikthimin e tij në QMF Kurilla.

“Është qesharake që mua si specialist më dërgojnë në Korishë, ndërsa në vendin tim i dërgojnë dy mjeke të përgjithshme. Arsyetimi i tyre pastaj kur e kanë bërë, ka qenë që një grup prej 21 vetash kanë kërkuar mjek që e njeh gjuhën turke dhe fjalia e tyre ka qenë tekefundit Dr.Arsimi e ka kontratën në Korishë”, ka deklaruar Berisha, duke shtruar dilemën se përse nuk është dërguar që të punojë në QMF-në në Korishë nga viti 2012, por se një vendim i tillë merret vetëm 6 muaj para zgjedhjeve lokale.

“A nuk është ky shantazh e presion?”, ka thënë Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Lajmet e Fundit