Shala për Ushtrinë: Pavarësisht reagimeve, nuk ka kthim prapa

Deputeti i Nisma për Kosovën, Haxhi Shala ka thënë se partia e tij e mbështetë Ligjin për transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Si Ligj e kemi marrë dje, secili deputet i Parlamentit, e kemi shqyrtuar ndonëse jo në detaje, por ne si Nisma i kemi dhënë mbështetje të fuqishme këtij Ligji, edhe pse është vonuar shumë”.

“Gjithçka që shkon në të mirë të vendit pavarësisht kush e merr iniciativën, ne si Nismë i përkrahim andaj edhe i kemi dhënë mbështetje të fuqishme”.

Ai megjithatë është shprehur se formimi i Ushtrisë është vonuar.

“Edhe koalicioni që është formuar para 3 vjetësh, ka qenë i informuar se Lista Serbe nuk do ta votojë asnjëherë këtë Ligj. Jemi vonuar me formimin e Ushtrisë së Kosovës”.

Shala si i ftuar në Ballë për Ballë të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se pavarësisht reagimeve të ashpra që kanë ardhur nga SHBA-të dhe NATO, ky Ligj duhet të vazhdohet para.

“Presidenti është dashur të konsultohet me institucionet ndërkombëtare ose nga partnerët që e kanë sjellë FSK-në ku është këtu sot”.
“Reagimet e sotme nga SHBA-të dhe NATO kane qenë të ashpra, por kjo punë nuk duhet të kthehet më prapa. Nuk besoj se do të jetë interes i NATO-s ose SHBA-së që të ftohen raportet me Kosovën”. /KlanKosova/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit