23.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Familja Jashari ka të drejtë

Nga Faton Mehmeti

Si asnjëherë më parë, asnjë pjesëtar i Familjes së Adem Jasharit nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Presidenca e Qeveria me rastin e 19 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Dëshpërimi i familjes Jashari me klasën politike në vend daton qysh moti dhe si duket tani ka arritur limitet. Faktikisht çdo familje që nuk ka lidhje direkte apo indirekte me politikën sot në Kosovë nuk është e kënaqur me gjendjen në vend, por protesta  me mospjesëmarrje nga familja legjendare Jashari trumbeton më fortë.

Një familje që dha çdo gjë për atdhe dhe për liri lëshon klithjen e dëshpërimit. Ka kohë që oda e Jasharajve ka qenë e mbyllur për liderët politikë të vendit, disa prej të cilëve rrahin gjoks se ishin shokë me Adem Jasharin.

Pakënaqësia me klasën politike në vend, respektivisht me devijimin e rrugës për të cilin familja Jashari sakrifikoi 56 anëtarë të familjes ka bërë që kritikat ndaj institucioneve të vendit të shtohen. Ndërkohë, para dy viteve, më 5 mars, Bekim Jashari kishte quajtur turp të institucioneve pse nuk kishin lejuar të intonohej himni kombëtar në ceremoninë përkujtimore për Familjen Jashari. E si mos të jetë e dëshpëruar kjo familje, por dhe çdo qytetar i këtij vendi me gjendjen e tanishme në vend.

Kjo nuk është Kosova për të cilën dhanë jetën qindra e mijëra dëshmorë, që klasa politike të bëhen milionerë brenda natës e populli të dergjet për një kafshatë bukë. Këta politikanë përveç që janë të dëshpëruar janë edhe të dështuar, të paaftë për të bërë dhe drejtuar shtet, kanë rënë gjithnjë nga zhgënjimi që qytetarët e shumtë kanë parë tek klasa politike.

Në Kosovën, në të cilën paga mesatare është rreth 270 euro, gjysma e popullatës është e papunë dhe e varfër, askush nuk mund të jetë krenare me këtë vend dhe këtë udhëheqësi. Familja Jashari lëshon zërin se kështu nuk shkon, për ata që kanë vesh daullet po bijnë. Këta që u thirrën në emër të familjes Jashari, gjoja se ishin shokët e Ademit, kanë sjellë vendin afër greminës. Këta po abuzojnë me paranë publike dhe e shohim të gjithë dhe nuk ka fuqi askush për të vepruar, sepse edhe Gjyqësori është i ndërlidhur me këtë politikë dhe krim të organizuar.

Rrënja e përbashkët e të gjitha partive politike bashkë me sektorët tjerë të korruptuar janë struktura të krimit të organizua . Shqiptarët e Kosovës janë të dëshpëruar që nuk mund të jetojnë të ndershëm, të kenë jetë të dinjitetshëm dhe mos të kenë harbutë në pushtet, por njerëz me integritet dhe qe nuk e vjedhin vendin e tyre të larë me gjak. E kush më tepër se familja Jashari ka derdhur gjak për këtë vend ?!

Më Shumë

Ditë me diell sot, temperaturat arrijnë në 25 gradë Celsius

ot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta. Kështu bëhet e ditur përmes njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Temperaturat pritet...

Sot fillon xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës

Sot (e premte) do të nis xhiro e shtatë e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, ku vetëm një ndeshje është në orar...

Lajmet e Fundit