Basketboll, derbi luhet në Prizren

Sot në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren do të zhviillohet ndeshja e mbetur e xhiros së VII në Superligën e Kosovës në basketboll. Takimi do të luhet me fillim nga ora 19:00.

Këto dy skuadra të vetmën herë që janë përballur me njëra-tjetrën në kuadër të edicionit 2016/17 ka qenë gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës në Mitrovicë, ku atëbotë pati triumfuar Peja, e cila më pas është mposhtur në finale nga Sigal Prishtina.

Ashtu si edhe në ballafaqimin e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, edhe sonte pritet rivalitet i madh ndërmjet portokallinjve dhe verdhezinjve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Lajmet e Fundit