-4.4 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Golden Eagle Ylli më i fortë se Vëllaznimi

Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Vëllaznimit me rezultat 96:71 (21:19, 25:19, 19:13, 31:20) në ndeshjen e luajtur të premten mbrëma në kuadër të xhiros së XXI në Superligën e Kosovës në basketboll.

Më i dalluari te skuadra therandase ishte Christopher Olivier me 30 pikë e 19 kërcime, kurse Kevin Brown ka shtuar 21 pikë, 5 kërcime e 8 asistime, ndërsa Trae Anderson ka kontribuar me 17 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Në anën tjetër te ekipi gjakovar më efikasit ishin Beq Kovaqi me 23 pikë e 6 kërcime dhe Kreshnik Avdija me 16 pikë.

Në kuadër të xhiros së XXI të elitës së basketbollit kosovar të shtunën me fillim nga ora 13:00, Sigal Prishtina është nikoqire e Rahovecit dhe të dielën Kerasan Prishtina e pret Trepçën duke filluar nga ora 18:00.

Më Shumë

Derbi në Mitrovicë

ProCredit Superliga vazhdon me super ndeshje edhe në mesjavë. Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante. Bora do të ndeshet me Rahoveci...

Skandali me vota, ndërpritet mandati i përfaqësuesve të subjekteve politike në KKZ-në e Prizrenit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që i gjithë vendi të shkojë në rinumërim, pas dallavereve që u zbuluan gjatë rinumërimit të...

Lajmet e Fundit