Si zemër

Skender Berisha

Si zemër vizatohet portreti yt
nën një re ku depërton ylberi
kam drejtuar shikimin në veri
sa afër më vie një njeri sikur ti

ngjyra bukurie e atje në korie
prap si zemër e ngjyer dashurie
afër e më afër avitet dridhshëm
ma ofron atë çast të dikurshëm

hidhej përpjetë ai shtat i hedhur
rrëmbyer nga ai mall i mbledhur
kur ndien edhe nuk din ç’ndien
flet afshi i zënë në leqe dashurie

hiç nuk ka dert se gjethet bien
tash ta dua atë të moçme hijen
që më fanitet sysh të buhavitur
një fije gaz endet i patronditur

23 mars 2017,Prizren

Më Shumë

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit