5.2 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

Serbia sfidon sërish rendin kushtetues të Kosovës

Republika e Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran, duket se po dështon edhe një herë duke mos arritur që ta ushtrojë të drejtën kushtetuese për mbrojtën e sovranitetit dhe integritetit të brendshëm, ngase edhe në këtë vit Serbia do të mbajë zgjedhjet e veta në territorin tonë. Zgjedhjet presidenciale të Serbisë do mbahen më 2 prill, duke përfshirë në këtë proces edhe lokalitetet e banuara me qytetarë serbë në territorin e Republikës së Kosovës. Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të ndaluar fillimisht aktivitetet politike në Kosovë të kandidatëve për këto zgjedhje, dhe ato tani do të mbahen pa asnjë pengesë edhe në ditën e caktuar, përfaqësues të partive politike, si nga pozita edhe nga opozita, e shohin këtë heshtje të Qeverisë si një dështim dhe nënshtrim tepër serioz që përcillet madje edhe me shkelje kushtetuese dhe cenim të sovranitetit të shtetit.

Deputeti Adem Salihaj nga LDK-ja thotë se në emër të një tolerance të tepruar politike dhe institucionale ndaj komunitetit serb në Kosovë, shteti po bën devijime dhe shkelje kushtetuese. “Kosova po mundohet të duket tolerante ndaj serbëve,duke i lejuar ata të mbajnë zgjedhje sikur të ishte këtu Serbi, duke cenuar kështu sovranitetin e saj, me shpresë se do t’u hyjë në qejf ndërkombëtarëve dhe ata do ta lavdërojnë Kosovën. Këto veprime të Kosovës janë shumë të dëmshme, nuk do t’i sjellin asgjë të mirë dhe vetëm se do ta inkurajojnë Serbinë që të përzihet edhe më shumë në punët e brendshme të saj”, është shprehur Salihaj.

Cenimi kushtetues për faj të Qeverisë

Edhe deputetja Time Kadrijaj nga AAK-ja thotë se lejimi në heshtje i mbajtjes së këtyre zgjedhjeve tregon më së miri se me sa papërgjegjësi sillen partnerët e koalicionit. “Është e papranueshme dhe nuk ka kurrfarë logjike që në një shtet të pavarur dhe sovran të zhvillohen aktivitete zgjedhore të një shteti tjetër dhe njëkohësisht të organizohen e zhvillohen, të mbahen zgjedhje të po atij shteti, sepse ne konsiderojnë që Kosova është shtet unik”, tha ajo. Sipas saj, nëse lejohet kjo praktikë e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, atëherë le të lejohet edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Kosovës në komunat me shumicë shqiptare në Serbi, në Preshevë, në Medvegjë e në Bujanoc.

“Lejimi i këtyre zgjedhjeve është lejim i ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Serbisë në shtetin tonë dhe cenim i Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit”, tha deputetja Kadrijaj nga AAK-ja. Gjykime të ashpra kundër Ekzekutivit, që lejon këtë ndërhyrje nga shteti serb brenda Republikës së Kosovës, kanë adresuar edhe ekspertët e së drejtës dhe analistët politikë.” Po të ishte një Qeveri efikase dhe efiçiente, çfarë mjerisht nuk është Qeveria e vendit tonë, do të përfillte rendin juridik të shtetit me përkushtim dhe si e tillë ,ndër të tjera, nuk do të lejonte mbajtje të zgjedhjeve të shtetit tjetër, në këtë rast serb përbrenda shtetit tonë! Lejimi i mbajtjes së këtyre zgjedhje është cenim i rëndë i Kushtetutës së shtetit të Kosovës”. tha prof. Riza Smaka./kosova sot/

Më Shumë

Moti sot i vranët, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel do të mbizotërojë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale...

Hapet marketi humanitar në Malishevë

Në Malishevë është hapur sot marketi humanitar, një nismë e realizuar nga shoqata humanitare “Bereqeti”, e cila synon të mbështesë familjet në nevojë me...

Lajmet e Fundit