19.2 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

Libra të rinj

bibliotekaLibra të rinj, të autorëve shqiptarë e të huaj, i janë shtuar këtë javë stendave të librarive në kryeqytet. Disa prej tyre janë:

“Alef” nga Paulo Coelho.Objekti i këtij romani është udhëtimi i Paolo Coelho-s, gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 2006, nëpër tri kontinente: Europë, Afrikë dhe Azi – një udhëtim në kohë dhe hapësirë, me të kaluarën dhe të tashmen, gjithmonë në kërkim të vetvetes.Pjesa më e madhe e romanit, apo e librit, përshkruan përvojat e autorit gjatë udhëtimit nëpërmjet hekurudhës transiberian me tren, me botuesin e tij dhe me një vajzë që ai takohet gjatë udhëtimit.

“Nuk duhet te fle” i S.J.Watson.I botuar në mbi 30 vende të botës, “Nuk duhet të fle” është duke u kthyer në një film të rëndësishëm, i prodhuar nga Ridley Scott, me Nicole Kidman dhe Colin Firth. The Independent ka shkruar se kritika e ka mbështetur “Nuk duhet të fle” si një përzierje e arritur midis popullores dhe letrares.

“Luani i Epirit, Ali Pasha dhe Suli”, nga Spiro Mela. Autori i përket Akademisë së Athinës, nderuar në Poloni me Dafinën e Artë.”Shekulli i Tetëmbëdhjetë, mbase dhe ai i nëntëmbëdhjetë, nuk arritën të afirmojnë, nga Adriatiku deri në Detin e Zi, një figurë historike mbresëlënëse, më të fuqishme, më të komplikuar dhe më enigmatike se ajo e Ali pashë Tepelenës.”

“Postieri i Nerudes”, nga Antonio Skarmeta. Një roman poetik, pasionant mbi miqësinë dhe dashurinë.Në San Antonio, në Kili, i riu Mario Himenes, ish peshkatar, emërohet postier i fshatit të humbur të Isla Negrës. Detyrae tij ishte t’i dërgonte postën njeriut të vetëm që merrte letërkëmbimin në atë vend të harruar nga të gjithë, poetit tëmadh, Pablo Neruda

Më Shumë

Liria kthehet në shtëpi, pret Kikën në Prizren

Liria rikthehet sot në shtëpi për t’u përballur me Kikën, në ndeshjen e radhës të Ligës së Parë. Sfida do të zhvillohet në Stadiumin “Përparim...

Kontrabandë mallrash nga Pogaj i Shqipërisë drejt Gorozhubit të Kosovës, ndalohet tregtari 43-vjeçar

Kontrabandonte veshje nga Shqipëria drejt Kosovës, procedohet penalisht tregtari 43-vjeçar i dyshuar në Kukës. Policia Kufitare e Morinës ka zbuluar rastin teksa intensifikoi kontrollin në...

Lajmet e Fundit