Simbolet e Kosovës mes dy zjarresh

Simbolet e kosovesÇështja e simboleve- kundërshtimit, mbrojtjes apo modifikimit të tyre, është ngritur shpesh herë në Kosovë. Qysh në kohën e Jugosllavisë socialiste, përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare, para së gjithash Flamurit Kombëtar, ka qenë çështje e tensionuar politike.Më pas, në kohën e represionit shtetëror serb, ku Jugosllavia tashmë po shpërbëhej, shqiptarët e Kosovës janë shquar për kundërshtimin e simboleve të imponuara nacionale serbe, duke krijuar edhe simbolet e veta politike të rezistencës: dy gishtat e ngritur lart në formën e shkronjës V në shenjë fitoreje dhe paqeje.

Lufta e Kosovës solli simbolet e veta, prej shfaqjes së UÇK-së, deri tek intervenimi i NATO-s, por fundi i luftës dhe dërgimi i forcave nuk solli edhe fundin e betejës edhe për simbolet, shkruan Koha Ditore.

“Nëse dikush i refuzon simbolet e një bashkësie, qëllimi i tij është të bëjë me dije se ai nuk e pranon as bashkësinë”, thotë sociologu Blerim Latifi.

Ai ka cituar mendimtarin gjerman Ernest Kasirer i cili ka thënë se “njeriu është qenie simbolike’, “Po ja hoqët simbolet s’mbetet gjë prej tij. Kjo duhet të vlejë edhe për shtetin”.

“Funksionet e simboleve janë të njëjta edhe kur bëhet fjalë për forma të tilla të bashkësisë njerëzore sikurse janë kombet apo shtetet. Përmes gjuhës së simboleve një komb apo shtet ua transmeton pjesëtarëve të tij, por edhe kombeve tjera kuptimin e ekzistencës së tij, lindjes së tij apo qëllimeve të tij. Simbolet janë si hierogliflet e egjiptianëve të lashtë: pas çdo figure qëndron një domethënie politike e historike”, thotë Latifi.

Sipas Latifit, simbolet e shtetit te Kosovës janë mes dy zjarresh: mes nacionalizmit serb dhe nacionalizmit shqiptar.

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Lajmet e Fundit