5.9 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Prizren: I akuzuari i parë për vjedhje kërkon marrëveshje, i dyti deklarohet i pafajshëm

Avokati Bestar Kolgeci, i caktuar sipas detyrës zyrtare për ta mbrojtur të akuzuarin për vjedhje të rëndë, M. K. në seancën e së martës tha se kanë paraqitur para Prokurorisë Themelore në Prizren kërkesën për negocimin e marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë.

Për këtë kërkoi që seanca të shtyhet, pasi i duhet afat i mjaftueshëm për një negocim të tillë.

Ndërkaq, i akuzuari i dytë në këtë rast, A. G. u deklarua i pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohet.

Lidhur me kërkesën e avokatit Kolgeci, prokurorja Mehreme Hoxha deklaroi se njëjtën, do ta shqyrtojë në afat sa më të shkurtër.

Tutje, avokati Kolgeci dhe mbrojtësi i të akuzuarit tjetër, avokati Dardan Morina, kërkuan nga gjykata që klientëve të tyre të ju ndërpritet masa e paraburgimit, pasi sipas tyre, kanë pushuar arsyet për një gjë të tillë.

“Pasi që kanë përfunduar hetimet nga ana e prokurorisë, dhe i mbrojturi im ka shprehur vullnetin të bashkëpunoj me organet e drejtësisë, propozoj që të mbrojturit tim masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak” deklaroi avokati Kolgeci.

Ndërkaq, avokati Morina tha se nëse gjykata ka ndonjë dyshim se i mbrojturi i tij mund të largohet nga vendi, të pranoj dokumentacionin personal të tij, me qëllim që i njëjti të mos ketë mundësi të kalimit në vendkalimet kufitare.

Një kërkesë të tillë, prokurorja Hoxha deklaroi se e len në vlerësim të gjykatës.

Gjykatësja e çështjes e caktoi seancën e radhës për 15 maj 2017, në ora 13:00. Gjatë kësaj seance, në cilësi të dëshmitarëve, pritet të dëgjohen të dëmtuarit Z. N. dhe M. N.

M.K. dhe A. G. akuzohen se me 14 tetor 2017, rreth orës 19:00 në Prizren, në shtëpinë  banuese të të dëmtuarve Z. dhe M.N. në bashkëveprim i’a marrin pasurinë e luajtshme me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete.

Të njëjtit e shfrytëzojnë momentin kur tani të dëmtuarit nuk gjendeshin në shtëpi, dhe duke e përdorur forcën e hapin një dritare mbrapa shtëpisë, dhe hyjnë brenda. Nga aty marrin stoli ari dhe atë, 7 unaza, 5 putlia, 6 lira, 5 hallka dore, 4 zingjir të trashë, 1 zingjir të arit 2 metra të gjatë, 3 qafore, 2 zingjir të dorës, 2 unaza, 1 qafore, të gjitha këto me vlerë 17.000 euro, dhe 600 euro para të gatshme.

Për këto veprime, ata akuzohen se kanë kryer veprën penale të “vjedhjes së rëndë”, nga neni 327 paragrafi 1 i Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës, e cila dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre deri në shtatë vjet./betimiperdrejtesi/

 

Më Shumë

Malisheva nderon Nysret Hotin për kontribut në arsimin shqip në mërgatë

Kryetari i Komunës së Malishevës ka ndarë mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëherësh këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit