18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

A po rrezikohet PDK-ja nga partia e Krasniqit ?

Thaci dhe KupaPublicistët kanë komentuar në mënyra të ndryshme zhvillimet në PDK dhe ikjet e disa anëtarëve të PDK-së në partinë e re të Jakup Krasniqit. Disa janë të bindur se Krasniqi do të arrijë t’i marrë një numër të elektoratit PDK-së, e të tjerët nuk mendojnë se kjo iniciativë do ta çoj në humbje PDK-në.
Publicisti Halil Matoshi konsideron se ndarja e të pakënaqurve nga një parti është shumë normale në një demokraci, ndërkaq fraksionet nuk janë gjithmonë të dëmshme për partinë në fjalë. Sipas tij ndarja e një fraksioni- njerëzit e Jakup Krasniqit dhe Fatmir Limajt, nesër mund të hyjnë sërish në koalicion më martinë nënë, varësisht prej konfigurimit të pushtetit, shkruan Bota Sot.

“Mirëpo Krasniqi poqë se me iniciativën e tij qytetare do të garantonte për marrjen e Drenasit, në zgjedhjet e nëntorit të sivjetmë, jam i bindur se ai do të fitonte dhe do ta dëmtonte sado pak PDK-në. PDK-ja megjithatë vazhdon të jetë parti monolite dhe e fortë, ndonëse çarjet e para paralajmërojnë një udhë bash sikur të LDK-së”, shprehet Matoshi.

Nga ana tjetër Behxhet Shala është i bindur se formimi i një partie të re nga Jakup Krasniqi, do të arrijë të marr një pjesë të elektoratit sidomos në Malishevë dhe në Drenas.

“Elektorati i Jakup Krasniqit nuk i jep votën me PDK-së, që do të thotë se kjo iniciativë e dobëson PDK-në, por nuk besoj se mund ta dobësojë në atë masë që e rrezikon PDK-në. Pra, mund ta rrezikojë, por jo në atë masë të madhe, sepse kjo iniciativë qytetare është formuar shumë vonë pak para zgjedhjeve”, tha Shala. /Bota Sot/

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

1 mijë e 863 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 16 aksidente me të...

Lajmet e Fundit