15 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Një muaj paraburgim kanosësve në Lubizhdë të Prizrenit

Një (1) muaj paraburgim ndaj të pandehurve nga Prizreni të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale, kanosje.

Prizren, 12 prill – Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurve nga fshati Lubizhdë – Komuna e Prizrenit me iniciale E.R.dhe B.R

Të pandehurit dyshohen për shkelje të Kodit Penal. Ata më datën 07.04.2017, rrethe orës 10.30 minuta, në fshatin Lubizhdë seriozisht e kanos me armë të dëmtuarën me iniciale D.K., në atë mënyrë që pasi i pandehuri E.R. kishte pasur një konflikt me djalin e saj A.K. i pandehuri E.R. shkon në shtëpi i tregon babait të tij, të pandehurit me iniciale B.R., të cilët marrin pushkën automatike, shkojnë në shtëpinë e të dëmtuarës. Meqë A.K., djali i dëmtuarës nuk ishte në shtëpi, i pandehuri E.R. me fjalë e kanos të dëmtuarën dhe ngreh çarkun e armës, mirëpo ndërhyn i pandehuri B.R. dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime të pandehurit me iniciale E.R. dhe B.R. dyshohen se kanë kryer veprat penale kanosje nga neni 185 parag. 2 lidhur me nenin 31 të KP-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 parag.1 lidhur me nenin 31 të KP-së.

Më Shumë

Rexhepi pavarësisht dekretit: Vazhdoj të jem nënkryetare Kuvendi

Sipas dekretit të presidentes, legjislatura aktuale duhet të shpërndahet, mirëpo Emilija Rexhepi ka thënë për Klanin se ajo vazhdon të jetë nënkryetare e Kuvendit...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Lajmet e Fundit