Edhe pas 18 vjetësh ende gjenden mina serbe në Kukës

Vijon pastrimi i zonave të kontaminuara në Kukës nga minat e vendosura nga ushtria dhe policia serbe gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme të batalionit xhenio në Komandën Mbështetëse kanë bërë pastrimin e zonës së kontaminuar në Qaf Prush (Livadhi Bardhosh, pranë Qafës së Zezë), shkruan Ora News.

“Gjatë operacionit u gjetën 12 mina kundër tanke prodhim jugosllav, 1 minë kundër personel, 1 predhë 82 mmdhe 6 qese barut. Operacioni u krye me sukses dhe municionet po transportohen për në batalaionin e xhenios në Tiranë“, informon ministria e Mbrojtjes.

Në harkun kohor prej 27 marsit e deri më 13 qershor të vitit 1999, në territorin e Shqipërisë forcat serbe vendosën 20 534 mina të llojeve të ndryshme në një territor me gjatësi prej 20 km. Si rezultat i shpërthimit të minave 34 persona kanë vdekur, 272 persona kanë humbur gjymtyrët, 27 persona kanë mbetur të verbër.

Më Shumë

Totaj përgëzon LV-në për rezultatin në zgjedhje: Është koha t’i ulim tensionet elektorale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se procesi zgjedhor i 7 qershorit tregoi edhe një herë maturinë e lartë demokratike të...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit