Digjen rreth 15 hektar me pyje afër Damanekut të Malishevës

Një zjarr që është nisur mbrëmë në malet afër Damanekut të Malishevas, e që ka zgjatur deri në pasditen e sotme, ka djegur rreth 15 hektar sipërfaqe, por falë angazhimit të pashoq të ekipeve të zjarrfikësve të Malishevas, është arritur të lokalizohet dhe shuhet zjarri. Zjarri është konfirmuar nga ekipet komunale të emergjencave, ku thuhet se në shuarjen e zjarrit, kanë marrë pjesë të gjitha ekipet e zjarrfikësve në Malishevë, me të gjitha kapacitetet e saj.

Përgjegjësi i njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, Aziz Telaku, ka konfirmuar se zjarri është shuar rreth orës 18:30, ndërsa mendohet se janë djegur rreth 15 hektar me pyje. Telaku, ka thënë se ekipet e zjarrfikësve gjatë tërë ditës kanë qenë të angazhuar në terren për shuarjen e zjarrit të madh që kapluar këto male. “Sipas të dhënave të para, mendohet se janë djegur rreth 15 hektar me pyje, mirëpo raportin që janë duke përgatitur ekipet tona, do ta saktësojnë dëmin e krijuar”, ka thënë Telaku.

Zjarri është konfirmuar edhe nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Malishevë. Drejtori i kësaj drejtorie, Sejdi Paçarizi, ka konfirmuar këtë zjarr të madh në këto pyje. “Në vendngjarje kemi qenë bashkë edhe me Kryetarin e Komunës Ragip Begaj, ndërsa ekipet e zjarrfikësve, kanë arritur ta shuajnë zjarrin e madh”, ka thënë Paçarizi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” mbajti koncert në Prizren

Kori i Fëmijëve “Siparantum Kids” ka mbajtur një koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren, duke sjellë para publikut një program artistik me vepra...

Lajmet e Fundit