9.6 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Kryeministri Thaçi nuk e mban premtimin për rregullimin e Lumëbardhit në Prizren

Lumbardhi1Kryeministri i  Kosovës Hashim Thaçi në vitin 2009,  ka premtuar  se do të investojë  mbi 25 milion euro  në rregullimin e Lumëbardhit të Prizrenit. “ Punimet do të  fillojnë nga fshati  më i lartë në Prevallë e deri tek dalja  nga qyteti i Prizrenit. Punimet do të fillojnë shumë shpejtë  dhe dot të mbështeten fuqishëm nga Buxheti i Kosovës  dhe ai komunal. Ky projekt me të vërtet do të bëjë qytetin  e Prizrenit  edhe më të bukur dhe qytetarët do të kenë lakmi për të jetuar”, pat premtuar Thaçi në virin 2009.

Katër vjet pas premtimeve të Thaçit, gjendja  në ujërat e Lumëbardhit  të Prizrenit  është alarmante dhe  institucionet duhet të veprojnë  me qëllim të ruajtjes  së jetës  në to, kanë bërë të ditur aktivistët  e mjedisit  që veprojnë në këtë qytet.

Osman Krasniqi nga shoqata e peshkatarëve  “Drini i Bardhë”  ka përkujtuar se civilizimi  në Prizren  ka filluar dhe është zhvilluar  në saje të ekzistencës  të ujërave  në këto treva në të cilat aktualisht “ka jetë të ngordhur”

E kemi jetën e ngordhur në ujëra. Nuk po merret diçka për ndryshimin e kësaj gjendje .kanalizimit po derdhen drejtpërdrejt në lumë”, ka thënë Krasniqi për Koha Ditore.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren, Hasan Hasani javë më parë  ka deklaruar se ekziston marrëveshja  mes KFË  gjermane , MMPH-së  dhe Komunës së Prizrenit për investime të përbashkëta  në projektin  e ujërave të zeza  nga shtrati i  Lumëbardhit , në vlerë  prej 23 milion euro. Lumbardhi 5

Më Shumë

Totaj akuzon Kurtin se po “paralizon” Prizrenin: Na janë marrë rreth 14 milionë euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po ndikon në “falimentimin dhe defunksionalizimin” e komunave, duke...

Në Drenoc shënohet 28-vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së

Në fshatin Drenoc të Rahovecit është shënuar 28-vjetori i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), një ngjarje me rëndësi të...

Lajmet e Fundit